Kërkoi heqjen e masës së arrestit, shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati: Rama është gjyqtari i çështjes


Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Baerisha në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.

Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj: Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.