Kërkoi heqjen e masës ‘detyrim paraqitje’, GJKKO merr vendim për Monika Kryemadhin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për revokuim të masës së sigurisë, detyrim paraqitje të Monika Kryemadhit.
Kryemadhi po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.
Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.