“Kërcimi ynë i fundit” – Humbje e madhe për Orinda Hutën, ndahet nga jeta babai i saj
Moderatorja e njohur Orinda Huta po përjeton një moment të rëndë në jetën e saj personale. Ajo ka humbur babain, Isufin, i cili ndërroi jetë më 5 korrik, siç bën të ditur vetë Orinda në një njoftim të shpërndarë në rrjete sociale.
Përmes disa fotove prekëse të publikuara në Instagram, Orinda ka ndarë kujtimin e fundit me të atin – një kërcim i mbushur me dashuri e emocione, i fiksuar në imazhe që tashmë mbeten si dëshmi e lidhjes së tyre të fortë.
“Kërcimi ynë i fundit babo,” shkruan ajo, duke i bashkangjitur mesazhit foto ku shihet duke u mbajtur përdore dhe përqafuar me të atin.