Kërcet arma në Kurbin, ka të plagosur, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive banale, teksa policia po shkon drejt vendngjarjes.

Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.