Kërcënoi me armë një 50-vjeçare, nis hetimi për të moshuarën në Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ku një 77-vjeçare pas një konflikti me një 50-vjeçare e ka kërcënuar këtë të fundit më armë sportive. Ngjarja është regjistruar në fshatin Xhafzotaj. Sipas policisë kanë nisur hetimet për një 77-vjeçaren.
Ndërkohë pas kontrolleve të kryera blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. F., 77 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj. Nga kontrolli në banesën e shtetases D. F. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë sportive”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.