Kërcënoi efektivin e FNSH-së, arrestohet 40-vjeçari në Fier – Ishte arratisur nga burgu në Greqi
Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka kanosur një efektiv të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) për shkak të detyrës.
Në pranga ka rënë Alesio Xhelo, i njohur edhe si “Titi”, i cili më parë ka përdorur emrin Astrit Hasani. Ai ndodhej në arrest shtëpie me mbikëqyrje 24-orëshe për një sërë veprash penale, përfshirë “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.
Sipas Policisë, Xhelo ka kërcënuar, sharë dhe ofenduar efektivin e FNSH-së që ishte në detyrë për mbikëqyrjen e tij.
Emri i tij është i njohur për drejtësinë, pasi në qershor të vitit 2019 ai u arratis nga një burg në Greqi së bashku me tre shqiptarë të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.