Kërcënoi drejtoreshën e shkollës dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se ajo i kishte marrë celularin që po përdorte gjatë orës së mësimit.

Sipas policisë, i riu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e rendit gjatë shoqërimit të tij në komisariat. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Shtetasi K. R., 19 vjeç, tashmë do të përballet me drejtësinë, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.