Kërcënime me bombë në qendrat e votimit në SHBA, FBI arreston dy persona
Në disa shtete amerikane janë raportuar kërcënime me bombë ndaj qendrave të votimit, të cilat FBI ka konfirmuar se shumica duket se kanë origjinë nga domain-e ruse të emailit. FBI njoftoi se, deri tani, asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar si i besueshëm.
Një incident i tillë u raportua më herët në shtetin e Xhorxhias, ku mediat njoftuan për kërcënime të rreme me bombë në disa qendra votimi. Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha se kërcënimet ishin jo të besueshme dhe se origjina e tyre vinte nga jashtë SHBA-së, me burim nga Rusia.
FBI thekson se integriteti i zgjedhjeve mbetet një nga prioritetet kryesore të saj dhe se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet vendore dhe shtetërore për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.