Kërcënime dhe përndjekje! Arrestohen dy persona, njëri prej tyre i vuri fishekë arme në afërsi të banesës

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim për përndjekje në rrjete sociale.

Burime bëjnë me dije se njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës.

Në pranga kanë rënë Klauden Muçogllava 34 vjeç dhe Egzon Poka 28 vjeç.

Sipas policisë Muçogllava ishte në kërkim, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

Ndërsa Poka ka rënë në pranga pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 shtetas.

Njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.