Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut akuzojnë Serbinë për keqtrajtim të emigrantëve. Pamjet e publikuara në median ndërkombëtare tregojnë se policia serb ke dëbuar një pjesë të emigrantëve duke i kthyer në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, emigrantë të zhveshur dhe në temperatura shumë të ulëta janë detyruar të udhëtojnë disa kilometra nga kufiri i Serbisë drejt Maqedonisë.
Sipas the ‘The Guardian’ pamjet janë filmuar nga një banor vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë.
Sipas organizatave jo qeveritare më shumë se 50 emigrantë u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në veri të Maqedonisë.