Kepi i Rodonit mbipopullohet nga turistët e huaj

Turistët e huaj eksplorojnë bregdetin pranë Kepit të Rodonit, i njohur si atraksion turistik, me peizazhin e mrekullueshëm.

Teksa udhëton nga zona e Ishmit, e gjithë rruga të shoqëron me pyje dhe gjelbërim kudo. Fshati Shete ngjan si një perlë me vete, me shtëpitë buzë detit, një arkitekturë e veçantë, dhe turistët e huaj magjepsen nga kjo natyrë e mrekullueshme.

Me rritjen e temperaturave, turistët vendas dhe të huaj kanë preferuar plazhin në rërën e pastër në zonën bregdetare pranë Kepit të Rodonit. Të gjithë turistët e huaj flasin për bukuritë e natyrës, dhe një pjesë e tyre vizitojnë për herë të parë zonën dhe thonë se do të preferojnë sërish të rikthehen.

Kjo zonë është e rrethuar me pyje, pranë kaltërsisë së detit, dhe turistët preferojnë gjithashtu gatimet tradicionale dhe prodhimet e detit. Në këtë sezon turistik pritet një rritje tjetër e turistëve të huaj që do të vizitojnë natyrën e bukur shqiptare.