“Keni Gucci dhe Prada”, Spiropali përplaset me Sulën: Edhe ju nuk …

Debatet kanë qënë të shumta në seancën e radhës parlamentare.

Pjesë u bënë deputeti i PD, Dashnor Sula dhe Elisa Spiropali, të cilët nuk kursyen as ironitë.

PJESË NGA DISKUTIMI;

Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë. 

Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. 

Spiropali: Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.

Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera. 

Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.