Këngë, valle, lyerje vezësh dhe verore! Dita e verës festohet ndryshe në Ersekë
Për të 6-tin vit me radhë banorët e qytetit të Ersekës organizojnë në mënyrë të veçantë Festën e Ditës së Verës.
Qytetarët nga njëra anë, grupet artistike e deri tek amvisat kolonjare të cilat paraqesin të gjitha gatimet tradicionale të kësaj dite e bëjnë aq shumë tërheqës festën e Verës në qytetin e vogël të juglindjes së vendit.
Amvisat tregojnë se në këtë ditë gatimet me të rëndësishme janë kulaçi, vezët por e ëmbëlsirat e ndryshme si dhe veroret.
Dita e Verës është festuar nga banorët në mënyrë të paorganizuar edhe në qytete të tjera të juglindjes së vendit dhe pjesën më të madhe të fshatrave.
View this post on Instagram