Këngë, valle dhe fishekzjarre, procedohen 8 qytetarë për festën e shthurur për arrestimin e Veliajt

Festimet para paraburgimit të “Mine Pezës” për ndalimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka shkaktuar reagimin e Policisë.

Tetë persona po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”,