“Kemi policinë e Shtetit krah për krah me policinë europiane”, Rama vlerëson angazhimin e saj
- 21 March, 2025
Gjatë prezantimit të raportit të GRECO për luftën antikorrupsion dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e Policisë së Shtetit, duke vlerësuar angazhimin e saj dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Rama falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, për përmbushjen e rekomandimeve të GRECO dhe theksoi se Policia e Shtetit, e cila është rreshtuar krah për krah me diplomacinë ndërkombëtare, është një simbol i forcimit të lidhjeve me trupat policore të vendeve europiane.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ