“Kemi pak karburant”/ Panik në ajër! Avioni nuk arrin të ulet dot në Tiranë për shkak të motit të keq, kthehet në Bari…
- 29 January, 2025
Fluturimi Bari-Tiranë ka shkaktuar panik mes pasagjerëve këtë mëngjes, kur piloti vendosi të kthejë avionin në Bari pas disa tentativash të pasuksesshme për të ateruar në Tiranë, për shkak të kushteve të këqija të motit dhe një niveli të ulët karburanti.
Pasagjerët u informuan për vështirësitë dhe vendimin për të kthyer avionin, ndërsa piloti siguronte sigurinë e tyre.
Në fund, pasagjerët që priteshin të arrinin në Tiranë para orës 11, u ulën në aeroportin e Tiranës vetëm pasdite, pasi situata u stabilizua.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ