”Kemi një elefant në dhomë”, Rama komenton ”Ohrin” në Londër: Pjesë e një transformimi të Ballkanit

Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britani ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa e cilësoi si një transformim që po përjeton Ballkani ai tha se sot shqiptarët në rajon janë në pozita shumë ta favorshme .

Është pjesë e një transformimi të tërë që po përjeton Ballkani. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë.

Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës.

Dhe për këtë ne duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën. Të sigurohemi që bashkimi në Ballkan kundër agresionit rus në Ukrainë të mos shpërbëhet, pasi nëse kjo ndodh mund të na kthejë shumë shpejt në kohët e shkuara”, tha Rama.