“Kemi një djalë për Budapest-Athinë, bëjini Check-in te 4”, Replikë zbardh përgjimet, si komunikonte Eneo Sulejmanaj me punonjësin e policisë Briken Tereziu


Një aksion është realizuar mbrëmë në mesnatë nga AMP në aeroport ku u arrestuan grupi i policëve që koordinoheshin nga Eneo Sulejmanaj në lidhje me personat që do të kalonin në mënyrë të paligjshme për në vendet e Bashkimit Europian.

Replikë ka siguruar dosjen ku janë zbardhur  një mori komunikimesh mes Sulejmanajt dhe personave të tjerë që i shërbenin atij duke kaluar persona të ndryshëm në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimeve monetare nga 50 deri ne 500 euro.

Rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.