“Kemi nevojë për instrument të rinj financiar”, Rama me përfaqësuesit e teknologjisë: Të trajtojmë problematikat në ….
Kryeministri Edi Rama në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve ka folur në lidhje me problematikat dhe përmirësimet në këtë sektor.
Rama tha do të ketë nevojë për krijimin e instrumenteve të rinj financiar për të mbështetur nismat.
“Nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi mund të krijojmë më shumë hapësirë dhe brum për të pjekur në këtë furrë. I kam kërkuar ministres për sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, të kemi një ditë si kjo dhe të trajtojmë në një mënyrë sa më shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë duke folur për kapitalin njerëz, transformiin digjital dhe segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurues.
Duke folur për integrimin ndërkombëtar, gatishmërinë për eksport dhe duke u përpjekur të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel konstant dhe mos t’i mbetet rastësisë mundësia për të shprehur ide.
View this post on Instagram