“Ke vuajtur shumë kur ke qenë e vogël”! Rrëqethëse: Livia ritakon babanë pas 22 vitesh: Sa theks të bukur ke bab…
Një moment prekës ka ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku Livia ka komunikuar për herë të parë pas 22 vitesh me babanë e saj. Ata ishin ndarë kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, dhe biseda mes tyre ishte plot emocion dhe mall.
Livia, e emocionuar, e nisi bisedën duke i thënë: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke, bab!”
Ndërsa babai i saj e pyeti: Jam mirë, si je ti?
Gjatë bisedës, babai i saj u shpreh krenar për të dhe i dha kurajë që të ecë përpara me kokën lart. Ai kujtoi momentin e fundit kur ishin bashkë dhe shprehu keqardhje për ndarjen e tyre:
“Herën e fundit që ke ardhur me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla. Ti mbase s’e mban mend, por u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, sepse të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë.”
Ai gjithashtu shprehu dëshirën që vajza e tij të ketë një jetë të lumtur:
“Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash, sepse ke vuajtur fëmijë.”
Biseda mes tyre përfundoi me një premtim të ndërsjellë se do të takohen pas përfundimit të eksperiencës së Livias në Big Brother Vip, duke e bërë këtë moment një nga më të ndjeshmit dhe më rrëqethësit e këtij sezoni.