“Ke rrahur një femër mes lokalit”/ Përplasje e ashpër mes Gertit dhe Laertit, akuza tronditëse dhe tensione të së kaluarës
Një debat i rëndë mes Gertit dhe Laertit ka ndezur atmosferën gjatë Prime, duke bërë që të zbulohen tensione dhe konflikte të vjetra mes dy konkurrentëve. Përplasja u shoqërua me akuza të rënda për manipulim, xhelozi dhe një incident të së kaluarës, ku Gerti akuzoi Laertin për dhunë ndaj një gruaje. Ngjarja u bë kryefjala e episodit dhe ndezi diskutime të gjera mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit.
Gjithçka filloi kur Gerti akuzoi Laertin për dyfytyrësi dhe përpjekje për ta dëmtuar profesionalisht. Ai pretendoi se Laerti kishte tentuar ta hiqte nga puna vite më parë dhe se e kishte tradhtuar, pavarësisht se ai vetë kishte pasur konsideratë për të.
Gerti: Për këtë Laertin kisha pak respekt dhe po e ruaja atë marrëdhënie. Por ai gjithmonë ka qenë xheloz dhe ka punuar kundër meje.
Laerti: Ti ke hyrë në shtëpi duke thënë se unë jam njeriu më i mirë, por fjalët e tua sot tregojnë kontradiktat e tua. Unë të kam ndihmuar kur askush tjetër nuk e bëri.
Gjatë debatit, Gerti e akuzoi Laertin për një ngjarje të rëndë të ndodhur disa vite më parë, ku sipas tij, Laerti kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje në një lokal.
Gerti: Ti ke rrahur një femër në mes të lokalit. Kjo është e turpshme dhe askush nuk të ka marrë kurrë në përgjegjësi për këtë.
Laerti: S’ke asnjë fakt dhe asnjë argument për këtë që thua. Nuk të lejoj të përmendësh diçka që nuk ka ndodhur.
Në debatin mes dy konkurrentëve u përfshi edhe Rozana Radi, e cila e akuzoi Gertin për përmendjen e emrave të familjarëve të saj dhe për sjellje të papërshtatshme gjatë lojës.
Rozana: Ti ke përmendur baballarë të vdekur dhe njerëz që nuk janë këtu për të folur vetë. Për babain tim flas unë, nuk ke asnjë të drejtë të përfshihesh.
Gerti: Edhe për këtë do flasim, sepse çdo gjë që them është e bazuar.
Rozana: S’ka nevojë. Unë nuk të lejoj të flasësh për familjen time.
Situata u përkeqësua më tej kur Laerti e akuzoi Gertin se ai po përdorte lojën për të hapur çështje personale dhe për të fituar simpati nga publiku.
Laerti: Ti ke hyrë në këtë shtëpi për të nxjerrë çështje personale, jo për të luajtur. Ke përdorur emra të njerëzve të pafajshëm dhe kjo tregon pabesinë tënde.
Gerti: E gjithë sjellja jote tregon kush je. Ke manipuluar gjithmonë dhe ke tentuar të më dëmtojë.
Debati i ashpër detyroi prezantuesin Ledion Liço të ndërhyjë për të qetësuar situatën dhe për të sjellë diskutimin brenda kornizave të lojës.
Ledioni: Kjo që po dëgjojmë nuk ka lidhje me Big Brother-in. A je këtu për të ballafaquar çështje personale, apo për të luajtur lojën? Kjo nuk është as momenti dhe as vendi për të zgjidhur konflikte të vjetra.
Por Gerti nuk u tërhoq, duke vazhduar të këmbëngulte se sjellja e Laertit ishte e papranueshme dhe se ai kishte shkelur kufijtë në disa raste.