Ke marrë rolin e Nafijes te ‘Gjuetia e fundit’”/ Spiropali ironizon Nokën: Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat

Vijon me debat dhe me tone të larta seanca e sotme plenare.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se mosbindja civile nga opozita do të vazhdojë, ndërsa shtoi se janë në Parlament për betejë.

Noka ka krahasuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali si “Nafija” një personazh në filmin “Gjuetia e fundit”.

Ndërkohë Spiropali ironizoi Nokën duke i’u përgjigjur “Na kishe munguar në këtë foltore, i ke pak të vjetëruara këto metaforat”.

Pjesë nga debati:

Noka: Nuk pranojmë asnjë këshillë nga hajdutët. Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindasit këtu, bindesh që vetëm një rrugë ka për t’u marrë vesh ju, vetëm mosbindja civile. Dëgjojmë që flasin në gjuhë bolshevike. S’po flas për atë zonjën atje që ka marrë rolin e Nafijes te “Gjuetia e fundit”, që nuk mendonte por vetëm zbatonte urdhrat. Sot nuk kemi ardhur për ju, as për të gjetur dhe ulur me ju. Nuk mund të ndodhë të ulemi ne me hajdutët, ne kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve në lidhje me atë buxhet që e keni vjedhur. Kemi ardhur sot t’ju çjerrim maskën. Herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, e keni trajtuar si armike, Nafija çfarë po bën? Sa u ul në karrige, i shpalli luftë opozitës se kështu aj ë ardhurat. Sulltani do skllevër. Do një tufë me pengje me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë dhe pastaj thotë ‘hëngrën kumbulla pas shpine’. Ne jemi këtu për betejë, jo për t’u ulu me ju. Mosbindja civile do të vazhdojë.

Buxheti nuk është i juaji, e keni parë si plaçkë tregu. Sot mllefin tuaj e rrëzoi edhe skap-i juaj. E dini, zotëria që është Ministër i Brendshëm duhet të japë shpjegime para ligjit pse futi këtu Policinë e Shtetit. E dini si na dukeni ne? Si miza na dukeni.

Spiropali: Po e-marr për replikë zoti Noka, i ke pak të vjetëruara këto metaforat, më kishe munguar në këtë foltore ku ta gjej që të jeni këtu dhe të diskutoni, keni bërë shumë mirë që keni marrë vendim për kthim, keni bërë shumë mirë që jeni këtu se qytetarët duhet t’ju dëgjojnë. Keni bërë mirë që vendosët të flisni sot, por ato metafora kursejini pak se nuk ju shkojnë që të përdorni ato fjalë që të them të drejtën po të ishin pak më moderne do të ishin pak më mirë, por na kishe munguar në këtë foltore sa herë do ta merrni pa diskutim se nuk kam ndërmend të ndërpres ju kur po bëni gabim.

Check Also

“Jam më i gjati, por përfaqësoj një vend të vogël”, Rama batuta me gazetarët: Europa po bëhet më e vjetër!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe krizën politike në Gjermani gjatë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *