KAS vendos rinumërimin e 126 kutive në Qarkun e Durrësit dhe shqyrton votat e diasporës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot hapjen dhe rinumërimin e votave në 126 kuti në Qarkun e Durrësit, në zonat zgjedhore KZAZ 21 dhe 22.

Ky vendim u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike, Elvis Cefa dhe Ledio Braho, si dhe kërkesës së Partisë Liberale Shqiptare (PLL).

Përveç rinumërimit të kutive në terren, KAS vendosi edhe hapjen dhe rinumërimin e votave të diasporës për Qarkun e Durrësit, duke shtuar kështu kontrollin mbi procesin zgjedhor në këtë zonë.