KAS rrëzon Berishën e Bashën për 14 majin, “topi“ sërish në fushën e Celibashit
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë vendimin në lidhje më ankesat e dy grupimeve në Partinë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas KAS, kërkesa e Alibeajt nuk është pranuar për shkak se KQZ-ja nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, por ka vetëm një vendim të ndermjetëm.
Edhe kërkesa e grupimit të Berishës që kërkonte të njihet ish kryeministri si kryetar i PD-së është rrezuar e për rrjedhojë të përdorë vulën dhe logon e kësaj partie.
Sipas KAS-it kërkesa e tij nuk mund të pranohet për shkak se mungon legjitimiteti.
Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë çështje, dosja është sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, me ose pa firmën e Lulzim Bashës.