KAS nuk merr përsipër Berishën, i rrëzon ankimimin për Alibeajn
Grupi i Berishës në Partinë Demokratike bëri pak ditë më parë një ankesë në KQZ në lidhje me regjistrimin e Alibejat si kryetar i PD-së.
Por KAS rrëzoi sot kërkesën ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur:
Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”.