KAS nis rinumërimin e 42 kutive në Qarkun Dibër, verifikohen votat preferenciale të PD-ASHM

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë procesin e rinumërimit për 42 kuti votimi në Qarkun e Dibrës, në kuadër të shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas vendimit, rinumërimi do të fokusohet vetëm tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM.

Kërkesa për rinumërim erdhi si pasojë e pretendimeve për parregullsi në procesin fillestar të numërimit, veçanërisht në mënyrën se si u regjistruan votat për kandidatët e listës.