Karkaleci migrator ‘pushton’ Tiranën, futet në banesa! Qytetarët: Kemi frikë të hapim dritaret
- 17 July, 2023
Në Tiranë prej disa ditësh shumë banorë janë të shqetësuar nga prania e një lloji karkaleci i njohur si karkaleci migrator.
“Këtu tek kompleksi është mbushur plot me karkaleca”, tregoi qytetarja
.
Banorët janë të frikësuar dhe thonë se nuk mund të hapin dyer e dritare, sepse ky lloj insekti futet menjëherë brenda në shtëpi. në brenda në banesë.
Por, për profesorin Entomolog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shpend Shahini është normale dhe nuk ka aspak vend për panik. Ai thotë se ky lloj insekti habitatin e tij e ka në vendet urbane, pasi tërhiqen nga drita.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ