Teuta ka shpërdoruar një mundësi të artë për tu rikthyer tek fitorja në kampionat. Durrsakët nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në stadiumin “Kamza” kundër Kastriotit, që luajti për më shumë se një pjesë loje me 10 futbollistë.
Kartoni i kuq i Karakaçi la në inferioritet numerik Kastriotin, që gjithsesi arriti të mbaj portën e paprekur, kjo e ndikuar edhe nga gabimet në momentet e fundit të skuadrës së Edi Martinit.
Barazimi i dytë radhazi për Teutën, që mbetet në ujëra të turbullta shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes. Pas 25 javësh, durrsakët numërojnë 33 pikë, ndërsa Kastriotit mbetet i fundit me 24 pikë të grumbulluara.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ