Karabina: Në panikun e humbjes, kryetarja në ikje e bashkisë Dimal po bën gjithçka për të manipuluar votën e qytetarëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Në panikun e humbjes, kryetarja në ikje e bashkisë Dimal po bën gjithçka për të manipuluar votën e qytetarëve. Pranë shtabit të kandidatit të PD janë me dhjetra denoncime ku në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Dokumenti që kam në dorë është pikërisht vërteteimi I firmosur nga administrator i njësisë administrative Poshnje, kun ë mënyrë të paligjshme vertetohet një shtetas që është katëgoria PAK (person me aftësi të kufizuara) dhe duhet të votojë I shoqëruar nga person tjetër, vërtetim që duhet ta lëshojë vetëm një komision mjekoligjor. Kjo ëshyë një përpjekje e pastër për të manipuluar votën e qytetarëve ndërkohë që po cënohet një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR për votimin familjar
Bashkëngjitur dhe vërtetimi i lëshuar në njësinë Poshnje