Kapja e dronit mbi burgun e Burrelit, identifikohet dhe shoqërohet në polici autori

Shoqërohet në polici 36 vjeçari Taulant Ahmetsulaj, si autor i dyshuar i ngritjes së një droni mbi burgun e Burrelit.

Policia njofton se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Droni u pikas të dielën. Sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *