Kapiteni i anijes mbytet në Liqenin e Shkodrës ndërsa shpëtonte dy turistë – vijojnë kërkimet për trupin e tij
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Liqenin e Shkodrës, ku një burrë ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 16:32, kapiteni i anijes turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë përpjekjes për të ndihmuar dy turistët në rrezik.
Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa për kapitenin heroik që vuri jetën në rrezik për të shpëtuar të tjerët, vijojnë kërkimet nga Policia dhe shërbimet përkatëse.