Kapet specia e rrallë në bregdetin e Vlorës

Një specie e rrallë, gjarpri i detit me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Lloji i gjarprit, Ophisurus serpens, është kapur nga peshkatarët në zonën e Pasha Limanit, në 50 m thellësi, dhe janë specialistët që do të vlerësojnë këtë gjatësi dhe rrezikshmërinë e tij.

Sherif Dyrmishi, peshkatar që e njeh zonën e gjirit të Vlorës, shprehet se është hera e parë që bie në rrjeta një specie e tillë. Janë biologët që do ta vlerësojnë, dhe ata thonë se është një gjarpër deti i cili mendohet se nuk është helmues, ushqehet me mikroorganizma (parazit të quajtur Anisakis simplex), por nuk është i konsumueshëm për njerëzit. Sipas Dyrmishit, ky gjarpër nuk mendohet të jetë i rrezikshëm, ai jeton në thellësi në guva nënujore.