Kapet një mjet me drogë dhe armë në Kapshticë, disa persona shoqërohen në polici
Policia ka kapur një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë dhe armë.
Mësohet se mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar një procedure, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.
Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg, e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.
Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.Pritet një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme. Droga është duke u peshur.