Kapet në Laç një i kërkuar nga Italia, ishte pjesë e një grupi kriminal që vidhte banesa

Everest Aliu, i njohur edhe me emrin Everest Veseli, 34 vjeç, është arrestuar në Laç nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 43”. Arrestimi u bë në bashkëpunim me autoritetet italiane, nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Roma, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Firence e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burg, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente vjedhje banesash me thyerje.

Hetimet italiane kanë zbuluar se në shtator të vitit 2014, ky grup ka realizuar 12 vjedhje në banesa në zonën e provincës së Florencës.

Interpol Tirana është në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet italiane për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.