Gjatë kontrolleve në makinë, të riut nga Tirana iu gjet nj armë zjarri pistoletë dhe një krehër, ndërsa në banesë iu gjet edhe një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër. Policia ka sekuestruar armët, krehrat, automjetin e 25-vjeçarit dhe një celular.
Njoftimi i policisë:
Himarë
Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i posedojnë ato. Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”.
Qarkullonte i armatosur, me automjet, dhe posedonte një armë tjetër, në banesë, kapet në flagrancë në Palasë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 18”, në kuadër të të cilit u bë kapja në fshatin Palasë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër. Në vijim të kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër.
2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.