Kapet në Elbasan 20-vjeçari i shpallur në kërkim, kanosi me armë një 22-vjeçar një vit më parë

Policia e Elbasanit ka lokalizuar dhe vënë në pranga një 20-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan operacionin për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. Gj., 20 vjeç, banues në Elbasan. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, pasi hetimet zbuluan se në shkurt të vitit 2024, ai ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. M., 22 vjeç, në fshatin Tregan, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.