Kapet me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Një 21-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike me vete.
Sipas policisë shtetasi O. F., kishte fshehur në trup një sasi lënde narkotike Kokainë, të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Si rezultat i punës policore, goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta.
U kap në flagrancë, me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, arrestohet 21-vjeçari.
Lëndën narkotike të ndarë në doza, do ta shiste në disa lagje të qytetit të Peshkopisë.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtarinë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, në disa lagje të qytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe vunë në pranga shtetasin O. F., 21 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.
Në momentin e kapjes, iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga 21 vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime te metejshme