Kapet me 2.5 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore në Hania të Greqisë, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar nga policia, e cila kishte marrë informacione për aktivitetin e dyshimtë të të riut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën dhe banesën e tij, policët zbuluan një depo të fshehur poshtë timonit të automjetit, ku shqiptari mbante një qese me kokainë. Në total, u sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, e ndarë në 197 pako të vogla të improvizuara, të destinuara për shpërndarje.

Përveç drogës, autoritetet gjetën dhe sekuestruan edhe:

-Një peshore precize për ndarjen e drogës,

-3.000 euro të dyshuara si të ardhura nga trafiku i lëndëve narkotike,

-Një telefon celular i përdorur për komunikim në rrjetin e shpërndarjes së drogës,

-Tre pajisje dixhitale USB për ruajtjen e të dhënave,

-Si dhe një automjet privat që shërbente si mjet transporti për drogën.