Kapërceu muret rrethuese të shtëpisë së BBVA4, Zarf i zi për Gjestin

Tjetër “Zarf i zi” në shtëpinë e BBVA4.

Shkelja e rregullave nga ana e Gjestit ka detyruar Vëllain e madh për të reaguar.

Aty thuhet se Gjesti ka kaluar muret rrethuese të shtëpisë, diçka e cila sipas rregullores nuk lejohet.

Vendimi do merret të shtunën, ku pritet një ndëshkim për këngëtarin, që rrëzikon edhe përjashtimin.

Përmbajtja e zarfit të zi: “Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi ai është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në ‘live’ do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”.