Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur me doza kokaine të cilat dyshohen se ishin gati për shitje.Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar dy 19-vjeçarë, të dy banues në Shënvlash, Durrës. Gjatë operacionit të koduar “Last Dinner” në afërsi të Stacionit të Trenit, janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të realizuar shpërndarjen e drogës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Last Dinner”.
Posedonin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, Policia i kap në flagrancë duke lëvizur me automjet për të shpërndarë lëndën narkotike.
Vihen në pranga dy shtetas si dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin këta shtetas për të realizuar shpërndarjen e drogës.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.
Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit: 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.