Kapën me 1 kg kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 30 dhe 40 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kapën me 1 kg kokainë, me vlerë rreth 100 mijë euro në tregun ilegal.
Arrestimi u krye në traun e pagesës së autostradës Pescara Nord/Città Sant’Angelo, ku policia italiane ndaloi automjetin në të cilin udhëtonin të dy shqiptarët. Sipas autoriteteve, të dy personat ishin të njohur për policinë për aktivitetet e tyre kriminale të mëparshme.
Policia italiane ka deklaruar se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e saktë të drogës.
“Komunitetit kriminal vendas i është hequr një sasi e konsiderueshme droge, e cila, sipas vlerësimeve të para, mund të gjeneronte një shumë mbi 100 mijë euro në tregun ilegal të drogës,” bëhet e ditur në njoftimin e policisë italiane.
Dy shqiptarët ndodhen në paraburgim dhe hetimet janë në vijim për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të mundshëm të trafikut të drogës.