Kapen brenda “fermës së kanabisit” me 600 bimë, dënohen dy shqiptarët (EMRAT)
- 21 February, 2024
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një “fërme kanabisi”. Mediat britanike raportojnë se Damiano Behari, 25 vjeç dhe Eneo Guri, 27 vjeç, u gjetën duke jetuar brenda një fabrike në Collwall Street, në Darnall.
Ata u pikasën pasi policia preu grilat në pjesën e përparme të magazinës mëngjesin e 5 dhjetorit 2023.
Gjatë seancës Prokurorja Stephanie Hollis i tha gjykatës së Sheffield Crown më 20 shkurt se dy të pandehurit kishin tentuar të iknin përpara se të arrestoheshin nga oficerët në vendngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ