Kaosi në seancë/ Bardhi flet pas mbledhjes së grupit: Në parlament na provokuan

Gazment Bardhi ka zhvilluar një komunikim për mediat pas mbledhjes së grupit. Gjatë fjalës së tij Bardhi revolta e deputetëve është për shkak të mosrespektimit të propozimit, e anëtarët për Komisionin Hetimor.

Gjithashtu ai theksoi se çdo provokimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratike.

“50 deputetë përfshirë edhe deputetë të partisë së Lirisë që kanë përfaqësuesin e tyre në Komisionin e Posaçëm, kanë dorëzuar një propozim në emër të grupit parlamentar të PD për përbërjen e Komisionit. Nuk mundet dot kundërshtari ynë politik të na thotë nuk do të keni këto , por ato që dëshirojmë ne. Lindita Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e arkiv protokollit të Lulzim Bashës, por duhet të respektojë Kushtetutën. Në vend të reflektimit mazhoranca vijon me arrogancë provokimin e kolegëve të opozitës. Çdo provokimi do ti përgjigjemi me metoda demokratike. Nuk pranojmë asgjësimin e opozitës”, tha ndër tjera ai.