Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj pasi hodhën tymuese në seancën plenare të ditës së djeshme.
Në kërkesën e PS, ndër detaje thuhet se Saimir Korreshi është parë teksa ka marrë nga çanta e 2 deputeteve tymyeset që ma pas u hodhën në Kuvend duke sjellë ndërprerjen e seancës plenare.
Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes.
“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.
VIJON…..