Kaos në parlamentin serb! Plagosen tre deputete, njëra prej tyre 8 muajshe shtatzënë! Një tjetër në gjendje kritike për jetën

Parlamenti serb u kthye sot në një arenë kaosi dhe dhune, pasi deputetët e opozitës hodhën bomba tymuese dhe gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë.

Mediat serbe raportojnë se nga përplasjet janë plagosur tre deputete, mes tyre edhe një grua shtatzënë tetë muajshe. Po ashtu, deputetja e Partisë Përparimtare, Jasmina Obradoviç, ka pësuar një goditje në tru dhe ndodhet në gjendje kritike.

Tensionet shpërthyen pasi koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe miratoi rendin e ditës, çka shkaktoi përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe rojeve të sigurisë. Në pamjet nga seanca shihen tym i zi dhe rozë që mbushin ambientet e parlamentit, ndërsa ka pasur edhe përleshje fizike.

Kryetarja e parlamentit, Ana Bërnabiç, dënoi ngjarjen dhe u shpreh se pavarësisht dhunës, Kuvendi do të vazhdojë punën.

Protestat e opozitës janë intensifikuar muajt e fundit, të nxitura fillimisht nga shembja e një stacioni treni që shkaktoi 15 viktima. Ligji për rritjen e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve, ishte në axhendën e ditës, por vendime të tjera të qeverisë provokuan zemërimin e opozitës, duke përshkallëzuar situatën në Kuvend.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)