Kaos në Belgjikë! Dështon sistemi i kontrollit ajror, bllokohen aeroportet dhe devijohen fluturimet

Hapësira ajrore belge është mbyllur përkohësisht pas një problemi teknik në kompaninë Skeyes, e cila menaxhon trafikun ajror në vend. Si pasojë, fluturimet janë devijuar drejt vendeve fqinje, ndërsa aeroportet kryesore, përfshirë Zaventem, Antwerp, Ostend, Charleroi dhe Liège, kanë pezulluar ngritjet dhe uljet e avionëve.

Sipas zëdhënësit të Skeyes, Kurt Verwilligen, problemi u shfaq rreth orës 15:00 dhe origjina e tij mbetet ende e panjohur. Një sistem rezervë ka garantuar sigurinë e trafikut ajror, por nuk dihet ende se sa do të zgjasë ndërprerja.

Autoritetet janë në punë për të zgjidhur situatën, ndërsa pasagjerët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion mbi fluturimet e tyre.