Qindra pasagjerë po përballen me kaosin e udhëtimeve për Krishtlindje pasi 70 fluturime nga aeroporti Heathroë në Londër janë anuluar dhe disa të tjera janë vonuar pas paralajmërimeve për erë të fortë.
“Kjo do të sigurojë që shumica dërrmuese e pasagjerëve ende mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt siç është planifikuar. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është udhëtimi në këtë periudhë të vitit dhe kemi kolegë shtesë në terminalet tona për të mbështetur njerëzit në udhëtimet e tyre. Ne inkurajojmë pasagjerët të kontrollojnë me linjat ajrore të tyre për informacionin më të fundit në lidhje me fluturimet e tyre”., shtoi ai.
Erërat perëndimore parashikohen të rriten gjatë të shtunës, me shpejtësi 50-60 km/h, me një mundësi të vogël që disa të arrijnë shpejtësinë 80 km/h.
Kjo periudhë me erëra të forta mund të çojë në disa ndërprerje të transportit, duke përfshirë vonesat ose anulimet e trageteve.
Reshjet e shpeshta të rrëmbyeshme do të jenë gjithashtu një karakteristikë të shtunën dhe mund të bashkohen në një periudhë më të gjatë shiu për një kohë në veriun e largët dhe veriperëndimin.
Reshjet mund të kthehen në disa centimetra borë në kodrat në veriperëndim të Skocisë nga mbrëmja e së shtunës deri të dielën.