Kaos dhe tensione/ Protestuesit i vënë “flakën” bashkisë. Fiken dritat, ndërpriten fjalimet!

Teksa kjo është protesta e 8 në radhë, sërish ka nisur me tensione para Bashkisë së Tiranës .Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohorasin; Hajduti, hajduti!
Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik.

Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.