Kaos dhe tensione/ Bllokuan foltoren e Kuvendit, PS masë disiplinore për 5 deputetë
- 10 June, 2024
PS kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pasi akuzohen se bllokuan foltoren e Kuvendit. Bëhet fjalë për; Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin.
Ndërkaq PS do të kërkojë masë ndëshkimore nga Sekretariati i Etikës për këta deputetë, pas trazirave dhe tensioneve në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar plenare.
Kujtojmë se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme, në orën 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ