Kanye West “shpërthen” me komente anti-hebre dhe pro-Hitlerit: Mund të them çfarë të dua
Kanye West ka shkaktuar sërish polemika me qëndrimet e tij anti-hebre, duke bërë një sërë postimesh të diskutueshme në platformën “X”. Reperi sulmoi pronarin e platformës, Elon Musk, mbrojti gruan e tij, Bianca Censori, nga kritikat për pamjen e saj në eventin Grammy dhe bëri deklarata lavdëruese për Adolf Hitlerin.
“Unë kurrë nuk kërkoj falje për komentet e mia hebreje. Mund të them çfarë të dua. Ku është falja për mua që bllokuat llogaritë e mia?”, shkroi West në një nga postimet e tij.
Në një tjetër postim, reperi shtoi: “Unë as nuk e di çfarë do të thotë anti-semit. Janë vetëm disa budallallëqe të krijuara nga hebrenjtë për të mbrojtur veten”.
Deklaratat e tij u bënë edhe më të ashpra kur ai shkroi: “Jam nazist. Hitleri dukej shumë mirë. Mund të them ‘hebre’ sa herë të dua. Mund të them ‘Hitler’ sa herë të dua. Unë mund të bëj çfarë të dua”.
Këto postime kanë shkaktuar reagime të forta nga ndjekësit e tij, të cilët kritikuan ashpër komentet e reperit. Megjithatë, West dukej i pashqetësuar nga kritikat, duke qëndruar i palëkundur në qëndrimet e tij.
Kjo nuk është hera e parë që West bën komente të tilla, të cilat kanë shkaktuar zemërim te publiku. Shumë brande të njohura kanë ndërprerë bashkëpunimin me të, duke distancuar veten nga deklaratat e tij ekstremiste.